Në bazë të parimeve të fesë islame, në Shkodër aktualisht po i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur Ergi Dini.
Arkivoli i 22 vjeçarit tashmë ka dalë nga apartamenti për t’u përcjellur në destinancionin final në prani të shumë familjarëve, miqve e kolegëve.
Mbi 200 persona, siç raporton Prive.al janë vetëm tek banesa e familjes Dini përfshirë shumicën e konkurentëve dhe stafit të X Factor ku para dy vitesh, këngëtari triumfoi duke u zgjedhur fitues në mesin e mijëra konkurentëve.