Genci nis punën për albumin e ri! (FOTO)

By

Reperi i grupit Etnon, Genc Prelvukaj, krahas angazhimeve të shumta me mbrëmje muzikore nuk po mbetet anash edhe sa i përket prurjeve të reja.

Artisti duket se po realizon një ëndërr të kahmotshme të tijën, atë të krijimit të një albumi solo.

Puna për të ka nisur kohë më parë kur edhe qëndroi në Mal të Zi vend të cilin e shfrytëzoi edhe si inspirim për tekstet e këngëve të reja.

E duket se tashmë ato janë gati edhe që të realizohen në studio pasi që një postim nga ana e tij tregon se puna për albumin e ri veçse ka nisur.

Fansat e shumtë presin me padurim prodhimet e reja nga ana e tij teksa ende po shijojnë super hitin “Shake It” të cilin ai e solli në bashkëpunim me Milotin dhe Genta Ismajlin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm