Motra e George Michael vdes në të njejtën ditë me vëllain, tre vite pas

By

Melanie Panayiotou, motra e George Michael ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare.

Ajo ka vdekur saktësisht tre vjet pas vëllait të saj, në ditën e Krishltinjes, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.

Panayiotou është gjetur pa jetë në shtëpinë e saj më 25 dhjetor, nga motra e saj e madhe Yioda.

Shkaqet e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të ditura.

“Policia janë thirrur nga shërbimi i ambulantes në Londër afërsisht në 19:35 të mërkurën më 25 dhjetor ku është njoftuar për vdekjen e papritshme të një gruaje, rreth të 50-ave në adresën Oak Hill Park, NË3”.

“Vdekja nuk është trajtuar si e dyshimtë. Një raport tjetër i Coroner do të sqarojë rrethanat tjera”, thuhet në qëndrimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm