“Dashurinë ku e kam”, është ndër këngët më të bukura që ndonjëherë ka shkruar kantautori Armend Rexhepagiqi.
Ndoshta është edhe ndër këngët më të bukura shqipe kushtuar dashurisë!
Dhe meqë është bërë goxha kohë pa e dëgjuar, këntëtari Yll Limani e ka risjellë në skenë sërish këtë perlë të muzikës shqipe.
Limani e ka publikuar në Instagram një insert të kësaj kënge, të cilën e interpreton me ndjeshmëri të madhe. /Prive.al