Mossi, rivali i Butës reagon pas vrasjes në Ferizaj

By

Ndjekësit e hip-hopit e kanë shumë të njohur faktin se një nga rivalitetet më të ashpra të viteve të fundit në skenë ka qenë ai mes Moss Dellës dhe Butës.

Dy reperët janë thumbuar ashpër me diss-a.

Përmes këngëve, ata i kanë bërë ftesë njëri-tjetrit që të takohen fizikisht për të ‘qëruar’ hesapet.

E teksa emri i Butës është më aktual se kurrë shkaku i tragjedisë që ndodhi të shtunën pas mesnatës ku mbeti i vrarë nga vëllai i tij ish-shoku i përbashkët i fëmijërisë, edhe Mossi ka pasur diçka për të thënë, përmes rrjeteve sociale.

Reperi i njohur që jeton në Belgjikë, mes tjerash paralajmëron se disave do “t’iu vijë dita shumë shpejt sepse burri që është burrë nuk e mbytë shokun asnjëherë”.

Duke kujtuar të ndjerin Gazmendin i njohur me nofkën Strella, Mossi thotë:

“U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij”.

Në kuadër të postimeve, një pjesë të të cilave nuk po i përcjellim shkaku i fjalorit të papërshtatshëm, idea e asaj që Mossi do të thotë është se njerëzit kur nuk kanë guxim, marrin të tjerë në qafë, duke aluduar kështu indirekt në reperin Buta dhe vëllain e tij Qëndrimit i cili e kreu veprën e rëndë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm