Besi dhe Blero e kanë pasur një debat të ashpër në Big Brother VIP Kosova 2.
Ishte Besi ai që i tha Blerandos se “ke marrë poza të mangupit”, dhe sipas tij, këto s’i ka pasur më herët.
“S’e ke pasur o Lumbardh, më trego se ku i ke marrë allahile”, i tha Besi, Lumbardhit.
Ndërsa, ai iu përgjigj duke i thënë se është origjinal dhe “mos më bëjë della ti mua, se kjo është poza ime si rri normal”.
Kurse, nuk mungoi kundërpërgjigja e Besit,i cili i tha se “kur ke mungesë vetbesimi, komplekse e gjëra të tilla, ti po më tregon mua pa më njoftë se kam mungesë vetbesimi, a dinë pse, se ti s’mund të besosh se një njeri ka guxim dhe është i mirësjellshëm”, njofton Klankosova.tv.
Në debat ishte i përfshirë edhe Blero, i cili i tha se Lumbardhit “nëse do të rrish edhe pak këtu, kujdes, përndryshe ke me dalë si loçkë”.
Për të parë më shumë rreth debatit të ashpër mes tre banorëve, klikoni në videon më poshtë: