Ka tash e disa javë që portalet shkruajnë mbi programin e ri të Top Channel, të dielave.
Nën drejtimin e Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarit, fundi i Teotrit pritej të mbushte skemën programore të Top-it me këtë program i cili nuk do fillojë sipas parashikimeve.
Nisja e tij është shtyrë për në Janar, siç ka bërë të ditur vetë Fjoralba përmes rrjeteve sociale.
Kjo shtyrje është bërë për të përmbushur pritshmëritë e programit në mënyrë që të punohet më shumë drejt kompletimit të tij.
‘Për të përmbushur gjithë ato kritere e pritshmëri që kemi për programin është vendosur që të startojmë përfundimisht në Janar. Do të jetë nam’ – ka deklaruar Ponari në InstaStory.
Top Channel mëton ta rivalizojë të dielën e Ardit Gjebreas me fokus shoubizin thumbues, lojërat mes personazheve, muzikën dhe rubrika të dedikuara vetëm për fëmijët.
Kurreshtjen do e shuajmë pas dy muajsh. A do t’ia qëllojë pas shumë formulave të dështuara Top Channel që të marrë audiencë të Dielave? Mbetet të shohim… /Prive.al