Mos Dafina Zeqiri sapo e konfirmoi se është ndarë nga i dashuri Jose?

By

Zhvendosja e saj nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u tha u bë për karrierë e për dashuri.

Dafina Zeqiri, si rrallë herë e kishte tërësisht publike lidhjen e saj me Josen, i cili vinte nga Republika Domenikane.

Por me tu kthyer në Kosovë, plot fotografi që Dafina i kishte publike me Josen u fshinë ndërsa ajo s’ka publikuar asnjë imazh më me të.

Këngëtarja që u kthye në vendlindje gjatë verës, ka lansuar disa këngë përfshirë këtu një bashkëpunim me Noizyn, e dyshja në klip duken shumë të afërt me njëri tjetrin.

Dhe tërë këtë dramë në jetën romantike të Dafinës, këngëtarja sapo e sqaroi me një imazh.

Image result for dafina dhe jose

Siç duket ajo i ka dhënë fund lidhjes me Jose, sepse në profilin e saj në Instagram ka publikuar një fotografi e cila sqaron shumëçka.

Një dorë njeriu me një dorezë gome të mbushur me ujë të ftohtë, është fotografia që ka publikuar Dafina ku po ashtu shkruhet:

“Statusi im momental romantik”.

Mos vallë Dafina qenka ndarë përfundimisht, apo lidhja e saj është aq e ftohtë sa edhe ajo dorezë e mbushur me ujë në fotografi?

Artikuj të ngjashëm