Morena Taraku ka kohë prej kur paralajmëron një surprizë e cila më në fund, tek sot është zbuluar.
Ish-missi njëherësh këngëtare, ka lansuar linjën e maicave me mbishkrimin ‘I love Morena’ në dy ngjyra, të bardha dhe të gjelbërta.
Krahas maicave, në shitje janë edhe gota me po të njejtin mbishkrim teksa produktet, vetë Morena i ka cilësuar si dhuratë për fansat.
Por sa variojnë çmimet për të interesuarit?
Maicat kanë çmim prej 18 eurosh teksa gota me mbishkrimin ‘I love Morena’ kap shifrën e 12 eurove papërfshirë koston e transportit prej diku 4 dollarësh.
Një çmim i përballueshëm për ndjekësit e këngëtares, apo jo? /Prive.al