Pas suksesit me “Swag”, Morena Taraku ka nisur punën për projektin e ri muzikor.
Këngëtarja zbuloi përmes Instagramit, se kënga e saj e re është gati dhe quhet “Missed Call”, madje ajo sipas postimit, ka nisur xhirimet e videoklipit.
Morena nuk dha datë të caktuar për publikimin e këtij projekti veçse tha se do të dalë së shpejti.
Për ju që nuk e dini, këngëtarja jeton në Turqi tash e një kohë të gjatë dhe ka disa muaj pa vizituar Prishtinën./Prive.al