Cilësohet si një nga gratë më të bukura dhe më seksi të shoubizit kosovar.
Modelja e këngëtarja Morena Taraku shquhet për bukuri fizike e po ashtu edhe për tipare të jashtëzakonshme të fytyrës
Zeshkanja që bën një jetë luksi, ka publikuar një seri fotografish në Instagram duke prezantuar çizmet e saj të reja të markës Saint LONDON, mirëpo ka vendosur që fytyrën të mos e shfaqë.
Në një imazh të realizuar në Range Roverin e saj ajo prezanton vetëm çizmet, ndërsa në një tjetër ku ka dalë e tëra, i ka fshehur vetes fytyrën duke vendosur një zemër emoji mbi të!
Të ketë Morena ndonjë problem me shëndetin apo ndoshta ka bërë ndonjë ndërhyrje të vogël estetike që kërkon shërim?
Këtë ajo nuk e ka treguar, duke lënë vetëm kaq të kuptohet nga shëtitja e saj për drekë! /Prive.al