Kohëve të fundit nëpër faqe fiktive në internet është bërë trend që të postohen ‘biseda’ të supozuara me vajza të njohura të shoëbizit shqiptar në momente të palakmueshme.
Ndonëse vërtetësia e tyre nuk është arritur të konfirmohet asnjëherë dhe në shumicën dërmuese të rasteve, për të mos thënë të gjitha, ‘bisedat’ e tilla janë montazhë.
Pre e tyre ka rënë edhe Morena Taraku e cila ka mohuar vërtetësinë e tyre përmes një postimi në Instagram.
Por, ky zhvillim është bërë shkas që të kuptohet se bukuroshja është në lidhje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë në Instagram ku shprehet: ‘Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folet kot’.
Se kush është mashkulli që i ka marrë zemrën, kjo mbetet të shihet. /Prive.al