Ish konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Monika Salihu që pas daljes nga shtëpia më e famshme, ka qëndruar aktive në mediat sociale.
Kësisoj, ajo sot ka ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë të babait të saj, boksierit të shquar, Aziz Salihut.
Fotoja daton në vitin 1971, derisa Monika ka mbishkruar nofkën sesi ajo e thërret babain e saj – Zizi.
Kujtojmë se Aziz Salihu ishte shpallur Sportist i Shekullit në Kosovë dhe është fitues i mbi 30 medaljeve te arta në turne të ndryshëm ndërkombëtar.
Ai po ashtu është është sportisti i parë Kosovar që ka arritur të merr pjesë në tre palë lojëra Olimpike, ku edhe fitoi medaljen Bronz ne Los Anxhelos. Koha e tij e artë ishte përgjatë periudhës së Jugosllavisë.