Soni Malaj merr dhuratën më të jashtëzakonshme ndonjëherë!

By

Kemi parë e dëgjuar për dhurata nga më të lloj-llojshmet me të cilat befasohen fytyrat tona publike.

Nga lulet e deri tek investimet e shtrenjta në gjëra materiale, mirëpo një dhuratë si e Soni Malajt nuk haset pothuajse asnjëherë.

Këngëtarja e mirënjohur nga tani e tutje ka yllin me emrin e saj në galaksi.

Po e lexuat mirë! Yllin e saj në qiell.

Dhurata e jashtëzakonshme që nuk dihet se nga kush i është bërë saktësisht me vërtetim i është dorëzuar Malajt bashkë me koordinatat dhe detajet e tjera në regjistrin që ruhet në SHBA dhe Zvicër.

Mendohet se dhurata për Sonin vie nga personi i zemrës, Klevi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm