E mbajtën lidhjen të fshehtë nga syri i publikut, deri në momentin që gjërat u bënë serioze dhe ata vendosën të bënin gjithçka publike muajin e kaluar.
Këngëtarët Mimoza Shkodra e Seldi Qalliu, janë zyrtarisht edhe çifti më i ri i skenës shqiptare.
Ata vendosën të fejoheshin, duke shkuar kështu një hap drejt martesës, e cila edhe mund të ndodhë së shpejti.
Çifti mbrëmjen e kaluar, e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me fejesë, në një restorant ku afër kishin miqtë e familjarët e ngushtë.
Ndërsa momentin kur ata të dy i kanë ndërruar unazat sipas ritit tradicional, Mimoza e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.
Të përcjellë me duartrokitje e urime, ata i kanë vënë në gisht njëri tjetrit, rrethin e artë, me anë të të cilit i tregohet gjithkujt se personi është i zënë me dikë tjetër.
Kurse, edhe në një tjetër video ata shihen duke vallëzuar së bashku, nën tingujt e muzikës së bukur të këngëtarit Alban Skënderaj. /Prive.al