Një nga figurat më të këndshme dhe të dashura të BBVK është padyshim Gjon Karrica.
Fatkeqësisht aventura e tij u ndërpre në gjysmë për shkak të përkeqësimeve shëndetësore dhe artisti nuk arriti ta përmbush udhëtimin e tij.
Ndërkaq së fundmi është mbajtur edhe një spektakël i madh që ishte Post BBVK.
Në studio e madhe u rikthyen shumë nga banorët e shtëpisë e ndër ta edhe Gjoni, Stresi dhe Xhuli.
Stresi dhe Xhuli iu rikthyen debatit për luftën e fundit në Kosovë, temë për të cilën kishin folur shumë edhe brenda shtëpisë.
Me të dëgjuar këtë ka reaguar ish banori Gjon i cili në bisedë e sipër ka ngatërruar fjalën “dëshmor” me “dëshmitar”.
“Nëse nuk flitet rreth Big Brother Vip Kosova dhe eksperiencat tona, nuk kemi nevojë t’i luajmë eshtrat e dëshmitarëve”, ka thënë Lugati. /Prive.al