Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia, tanimë ka dalë jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Gjithçka nisi mbrëmë në spektaklin ‘Prime’, ku u transmetua një video material që paraqiste kontraditat e Ganiut.
Materiali bëri që ai të reagojë i revoltuar, çka rezultoi që Ganiu sërish për të dytën herë të kërkojë daljen nga BBVK.
Pas një bisede me “Vëllain e Madh”, Ganiu ra dakord që të qëndrojë 24 orë me mundësi reflektimi për tu rikthyer në lojë.
Por, duket se ai nuk priti as kohën e premtuar dhe tanimë ka lëshuar shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.