Një paciente me kancer që po i nënshtrohet kimioterapisë është lënë ‘e tronditur’ nga një berber me zemër të mirë – kur ai e befasoi atë duke rruar kokën e tij siç bëri ajo.
Caroline Ross ishte e lodhur duke u dukur si “Worzel Gummidge” pasi kimioterapia i bëri flokët e saj shumë të brishtë, kështu që ajo me ankth u drejtua tek Berberet Huntsman, në Blaby, Leicestershire, për t’i rruar tërësisht.
58-vjeçarja, e cila po trajtohej për kancerin e zorrëve për herë të dytë në katër vjet, nuk pyeti pse pronari i sallonit Andi Bica donte të filmonte punën e tij, por nuk mori shumë kohë që ajo ta kuptonte.
Bica, 30 vjeçar dhe kushëriri i tij Kledian Peci, 21-vjeçar, të dy shfaqen në video teksa qethin flokët. Në fund Bica i jep Caroline një përqafim dhe një puthje në kokë për t’i treguar se çdo gjë do të shkojë mirë për të.
Zonja Ross, një ish -kuzhiniere dhe pronare e klubit të natës tha se veprimi i djemve në fillim të këtij muaji e bënë atë të qetë pasi kishte frikë të priste flokët dhe ajo i përshëndeti ata heronj që i dhanë asaj besimin për të “ecur me krenari”.
Ajo e postoi videon në Instagram dhe TikTok ku është parë më shumë se gjysmë milioni herë, me përdoruesit që e lavdëronin zotin Bica si ‘frymëzues’, por berberi i përulur pretendon se ai thjesht donte të ndihmonte. /Prive.al