Dhuratën më të veçantë për këtë ditëlindje, Bebe Rexha ia bëri vetes!

By

Me 30 gusht, këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të.

Ajo mori urime dhe dhurata të pafundme nga miq, familjarë e fansa por dhurata më e veçantë mbeti ajo që këngëtarja ia bëri vetes.

Fjala është për një libër të sagës “Harry Potter”. Ajo ka zgjedhur librin e parë të serive me botim të vitit 1997, “Harry Potter dhe Guri Filozofik”.

Në fakt, ky libër është një nga botimet më të rralla që mund të gjendet andaj dhe paguhet një çmim i majmë për të.

Më poshtë mund të shihni kopertinen mahnitëse të librit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm