Momenti kur Dua fitoi çmimet në Brit Awards: Dukagjin Lipa ka pasur reagimin epik (VIDEO)

By

Triumfi i Dua Lipës në listën e nominimev etë British Awards 2018-, ishte nja lajm i madh ngase ajo theu çdo rekord deri më tani dhe hyri në histori si vajza më e nominuar ndonjëherë.

E pesë kategori e nominuar, e shtuan edhe më shumë emocionin nëse ajo do merrte ndonjë çmim ose jo. Krejt në fund, dua mori dy çmime si Artistja më e Mirë e Re dhe për Këngën më të Mirë të vitit dhe kjo, jo pak i kishte gëzuar familjarët e saj.

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares që ka qenë prezent në ceremoni në momentin e ndarjes së çmimit, e ka përshkruar si shumë emocionant çastin kur emri i vajzës së tij u thirr për tu ngjitur në skenë.

I ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, Lipa ka rrëfyer plot detaje rreth koncertit të këngëtares që do mbahet me 10-të Gusht në Prishtinë, e po ashtu edhe ndjesinë që përjetoi atë natë në Brit Awards.

“Ka qenë edhe e pritur edhe e frikshme. Aty ka qenë një përzierje e emocioneve të cilën s’di si ta përshkruaj. Nuk e kam pritur që do të fitojë. Ajo është nominuar në 5-së kategori dhe e kishte thyer rekordin e nominimeve për një grua. Natë fundit s’di edhe nëse kam fjetur. Kur e ka marrë çmimin e dytë, e kam gjuajtur telefonin”, ka thënë Dukagjini në NIN të Klan Kosova. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm