Momenti i veçantë për aktorin Kushtrim Qerimi nga vizita në Pediatri

By

Mund të jenë të zënë me xhirime festive, por aktorët e serialit ‘O sa mirë’, në vlugun e punëve pak ditë para ndërrimit të viteve ndanë kohë për një kategori shumë të rëndësishme të shoqërisë.

Ditën e djeshme, ata vizituan fëmijët e shtrirë në repartin e pediatrisë për t’i befasuar me prezencën dhe për t’i gëzuar me dhurata.

Në prag të vitit të ri, aktorët e serialit numër një në vend tentuan t’iu rikthejnë buzëqeshjen engjëjve të vegjël dhe nga çfarë shihet, ia kanë dalë shumë mirë.

Në një prej imazheve të ndara nga ‘Llapi’, aktori Kushtrim Qerimi, shfaqet me një vajzë të vogël teksa i dhuron dhuratën.

 

‘Të paktën bëri ata të qeshin’ – ka qenë mbishkrimi në fotografinë e postuar në Instagram e cila ka pasuar më një varg komplimentesh nga ndjekësit e Kushtrimit që e kanë përgëzuar për iniciativën.

Një kronikë mbi këtë aktivitet, desku informativ i Klan Kosovës e kishe realizuar ditën e djeshme. Ju ftojmë ta ndiqni mëposhtë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm