Elvana Gjata dhe publikja janë vite dritë larg me njëra-tjetrën.
Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ka ditur gjithmonë që çdo gjë të mbaj hermetikisht të mbyllur në privatësi.
Nga ky spektër është përfshirë edhe familja e ngushtë nga e cila ajo nuk zbulon pothuajse asgjë.
Sukseset e shumta të motrës, Migenës janë i vetmi detaj që zbulohet nga Elvana. As festat e veçanta nuk ndikojnë që Elvana të veproj në një rrjedhë ‘mainstream’, me shumicën.
Por, pak nga jeta e saj këngëtarja ka zbuluar sot në rrjetin social Snapchat. Bëhet fjalë për një imazh me nënën e cila shfaqet shumë e lumtur nga përkëdhelja e të bijës.
Ditëlindja vitin e kaluar ka qenë momenti i vetëm kur Elvana ka njohur publikun me të shtrenjtën nënë që vlen për të më shumë se çdo gjë tjetër. /PRIVE.AL/