Në nëntor të vitit 2014, ai kishte ikur nga kjo botë, duke lënë prapa një zbrazëti në botën artistike shqiptare.
Pak ditë pasi atij iu përkujtua tre vjetori nga miqtë më të ngushtë e familja, me Dr. Florin, shënohet edhe 28 Nëntori.
Është Landi i West Side Family, ai që ka publikuar një imazh të Dr. Florit i realizuar kohë më parë, duke uruar 28 Nëntorin, ditën e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Dr. Flori i ndjerë, në këtë fotografi të bukur shfaqet në njërin nga koncertet e tij përkrah Landit, e në duar mbanë flamurin e Kosovës, e kolegu i tij, atë të Shqipërisë.
Kjo dyshe më së bukuri e ilustron se sa mirë duken këto dy vende bashkë, pikërisht në këtë datë të rëndësishme të kombit shqiptar. /Prive.al