Është përfolur shumë në media lidhja e moderatores Viola Spiro me të akuzuarin për trafik droge, Valentin Selaj.
Selaj u dënua me 5 muaj hejq lire në Holandë, ndërsa së fundmi është kthyer në Shqipëri, dhe mesa duket lidhja me Violën vazhdon normalisht, pasi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Por një postim i moderatores ka ngritur dyshimet se së shpejti mund të kemi një dasmë. Ajo ka postuar një video në InstaStory ku shihet në një sallon nusërie. /newsbomb/
Kaq ka mjaftuar që të gjithë të besojnë se çifti do të martohet së shpejti.