Modelja shqiptare ‘përfundon’ në krahët e Faton Shoshit (FOTO)

By

Pak kohë më parë, menaxheri Faton Shoshi përmbylli një kapitull profesional e personal për të cilin u rrëfye gjerë e gjatë në Prive javën e shkuar.

E duket se momentalisht, kur është beqar, po ndihet mjaftueshëm i lirë sa për të mos u kursyer me fotografi më ndryshe.

Shoshi është parë goxha i afërt me modelen shqiptare Oriola Marashi në eventin e mbrëmshëm ‘Oda’.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, Oriola shihet në krahët e Shoshit teksa ky i fundit, i buzëqeshur është mbështetur në kokën e bukuroshes.

Ndryshe, Oriola pritet që shumë shpejt të debutojë si pjesë e OTR duke nisur karrierë muzikore, pas viteve si modele. Nuk dihet nëse kjo foto është shkëndijë për ndonjë bashkëpunim muzikor me djemtë e Fatonit apo thjesht, një foto e bukur nga dy të rinjë në një mbrëmje plot qejf! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm