Pak javë më parë, modelja Chrissy Teigen, bashkëshortja e këngëtarit John Legend, ndau me të gjithë ndjekësit e saj disa fotografi, që shkrepën momentin kur ajo kuptoi se kishte humbur foshnjën e saj.
Shumë e ngushëlluan, shumë e quajtën të fortë, por edhe shumë e kritikuan për vendimin e saj për të ndarë diçka të tillë në rrjete sociale.
Por modelja, më në fund, ka arritur t’u përgjigjet të gjithë mesazheve që ka marrë, dhe ilustron në detaje, se si ajo humbi fohsnjën e saj.
“Unë e mora vesh atë që do të ndodhte. Pas epidurialit, do të nxitesha që të lindja një bebe 20 javësh, një djalë që nuk mbijetoi kurrë në barkun tim (ju lutem, më falni për këto terma të thjeshtë). Unë gjendesha e shtrirë në shtrat për më shumë se një muaj, duke u përpjekur ta çoja bebin në 28 javë, një zonë më e sigurt për të”.
“Gjakderdhja ime po bëhej gjithnjë e më e rëndë. Lëngu rreth Jack-ut po pakësohej – ai mezi ishte në gjendje të notonte përreth. Në një pikë, betohesha se kishte aq pak, sa mund të shtrihesha në shpinë dhe t’i ndieja krahët dhe këmbët e tij në barkun tim. Pas disa netëve në spital, mjeku më tha saktësisht atë që e dija që do të vinte – ishte koha për t’i thënë lamtumirë. Ai thjesht nuk do t’i mbijetonte kësaj sfide dhe nëse vazhdoja më gjatë, edhe unë nuk do të mbijetoja.”
Sa i përket fotografive që ka ndarë në rrjete sociale, ajo thotë:
“Më thanë që do t’i jepja lamtumirën në mëngjes. Qava pak në fillim, pastaj shpërtheva në lot, mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë. Edhe teksa shkruaj këtë, e ndiej dhimbjen sërish. M’u vendos oksigjeni në hundë dhe gojë dhe atje u realizua fotoja e parë që patë.”
Chrissy shkruan se i kishte kërkuar John-in që ta fotografonin momentin, pa marrë parasysh sa i dhimbshëm ishte, sepse ata e dinin që fëmija nuk do të mbijetonte.
“I thashë John-it, i cili po hezitonte, se më duheshin ato foto pa qenë nevoja që t’i shpjegoja pse. Ai thjesht duhet t’i bënte. Ai e urreu këtë gjë. Mund ta them. Nuk kishte kuptim për të në atë moment. Por unë e dija që do të duhej ta kujtoja atë moment përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë si do të kujtoja puthjen tonë të parë në fund të korridorit pasi lindi Luna dhe Miles. Dhe absolutisht e dija se kisha nevojë ta ndaja këtë histori”.
Burimi: The Guardian