Modelja me famë botërore, Bella Hadid, iu është përgjigjur thashetheme se ajo ka intervenuar në fytyrën e saj me operacione plastike dhe fillera.
21 vjeçarja ka qenë subjekt i thashethemeve se ajo ka ndërhyrë në hundën e saj dhe ka bërë të tjera rregullime në fizik, që nga koha kur kishte nisur karrierën e modelimit në vitin 2013-të.
Sidoqoftë, ajo ka thënë për revistën In Style të mërkurën, se ka shumë frikë që të provojë fillerat dhe se asnjëherë nuk ka dashur që të ndërhyjë në tiparet e saja gjenetike, për të cilat ndjehet e bekuar
“Njerëzit mendojnë që kam bërë operacione, këtë e atë. Dhe e dini çfarë? Mund ta skanojmë fytyrën time të dashurit e mi”, ka thënë Bella, transmeton Prive. /Prive.al