Mama Cax, një modele që theu kufij, aktiviste dhe avokuese për përfshirjen e industrisë së modës modele të ndryshme dhe njerëz me ngjyrë, ka vdekur nga komplikimet nga një sëmundje që zgjati një javë, njoftoi familja e saj të Premten, përmes mediave sociale. Ajo ishte 30 vjeç.
Modelja amerikane haitiane, e lindur Cacsmy Brutus, kishte folur hapur për problemet me shëndetin, në Instagram, pasi zbuloi mpiksjen e gjakut në këmbë, kofshë, bark dhe pranë një filtri në mushkëri të saj (vendosur aty për trajtimin e kancerit në adoleshencën e saj ) ndërsa qëndronte në Londër për një fotosesion.
Sipas postimit të familjes në Instagram, ajo luftoi sëmundjen e saj për një javë në spital me “të njëjtën vendosshmëri” me të cilën luftoi kancerin, por vdiq në 16 dhjetor.