Mixey dhe Capital T po sjellin ‘Hatixhen’ e 2017-tës

By

Ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin muzikor ‘Lova’ me Xhensila Myrtezajn dhe Granit Dërgutin por Mixey nuk ka të ndalur.

Producenti muzikor i Authentic Entertainment tashmë ka gati këngën e re në bashkëpunim me Capital T.

Projekti, i cili do jetë gati për publikun nesër në ora 17:00 titullohet ‘Hatixhe’.
Kënga është përpunim i ‘Moj Hatixhe n’shami t’kuqe’ teksa videoklipi nga Max është në sinkron me idenë e projektit për faktin se është xhiruar në disa lokacione unike shqiptare.

‘Hatixhe’, nga vetë Capital T është cilësuar si një prej projekteve më të mira të tij në karrierë dhe i preferuari i 2017-tës.

Duke marrë parasysh këto premisa dhe faktin që kënga është ripërpunim, duket se diçka shumë interesante do t’i shtohet diskografisë shqiptare ditën e nesërme. /Prive.al

 

Neser ne ora 17:00 ?

A post shared by Shpend Mixey Hajredini (@mixeyofficial) on

Artikuj të ngjashëm