Ajo la përshtypje duke rënë në sy të shumëkujt me paraqitjen në klipin e Majk “Qikita”, i xhiruar gjatë verës e që nuk u publikua gjer me 30 Nëntor.
Por, pak kush e dinte që vajza në “Qikita”, modele afro-serbe me nënën nga Kongo nuk jetonte më.
Marija Curcic, 25 vjeçare ka vravë veten me 11 Nëntor kur është gjendur e varur me një rrip të përdorur si lak rreth qafës në një apartament në Beograd.
Sidoqoftë, dy muaj pas vrasjes, po vazhdon të mbetet mister shkaku që e çoi bukuroshen drejt një akti të tillë. Mediat serbe kanë raportuar që nuk është gjetur ende ndonjë letër e lamtumirës, siç ndodh rëndom tek personat që i japin fund jetës.
Madje, në ditët e fundit, Marija nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni aq më pak për shkallën e vetëvrasjes.
Atë e priste një projekt me ish-futbollistin Ronaldinjo, i fundit me të cilin shkrepi foto si kujtim nga kjo botë… /Prive.al