Miss Universe Kosovës i ndodh diçka jo e këndshme në njërën prej kafiterive në kryeqytet!

By

Bukuroshja e njohur nga Argjentina, Camila Barraza e cila muaj më parë u shpall fituese në konkursin e bukurisë Miss Universe Kosovo po vazhdon të qëndrojë në Kosovë duke u marrë me përgatitjet e fundit për konkursin final që do të mbahet në Filipine në janar të vitit 2017.

Por krahas këtyre aktiviteteve ajo nuk po mbetet anash as sa i përket jetës aktive duke u parë shumë shpesh të frekuentojë disa nga vendet më të njohura në kryeqytet.

Mbrëmja e kaluar ishte e tillë teksa përpos kënaqësisë ajo hasi edhe në një ‘problem’ të vogël pasi i ndodhi diçka jo e këndshme.

Duke ngrënë produktin e porositur ajo i ‘zhyti’ xhinset e saj teksa ‘aksidentin’ në fjalë e publikoi në profilin e saj në Instagram.

Një gjë të tillë Camila e mori me mjaft sportivitet duke treguar edhe një herë se për gjëra të tilla të vogla nuk i’a vlen të brengosemi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm