Dy albume nga Skerdi? (FOTO)

By

Pak javë më parë, Skerdi publikoi bashkëpunimin e tij të parë me reperin Buta.

Së fundmi, artisti nga Shqipëria, njoftoi se shumë shpejtë do të dalë një duet me një femër por duke mos zbuluar emrin e saj dhe tani, Skerdi foli rreth albumit.

Teksa ka përdorur opsionin pyetje/përgjigje në Instagram, këngëtari ishte para pyetjes “Kur do ta bësh një album?”.

Skerdi nuk nguroi të përgjigjej dhe tha: “Me këngët që kam, i bie të kem dy albume”, duke zbuluar kështu që ka shumë këngë të gatshme në studio dhe nuk i dihet, mbase së shpejti ai do sjell një album për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij./Prive.al

Artikuj të ngjashëm