Ka vite prej kur ka pauzuar nga skena muzikore shqiptare por vazhdon të mbahet mend.
Me imazhin që reflekton, Mirsa Kërqeli nuk largohet nga kujtesa e shumë personave që e kanë pëlqyer për atë që ishte edhe gjatë karrierës si këngëtare.
E shkëputur komplet nga muzika, Mirsa po jeton në Kanada me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Përpos djalit, ajo tashmë është bërë nënë e një vajze që disa muaj.
Një moment të bukur me të bijën, këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku nënë e bijë shkëlqejnë krah njëra-tjetrës. /Prive.al