Pavarësisht pasionit për muzikën, prioritet i saj është vajza që ka pak që e ka lindur. Bëhet fjalë për Miriam Canit e cila pas një sezoni të ngjeshur muzikor e televiziv është duke pauzuar për t’iu përkushtuar trashëgimtares së parë.
Por sikurse Albani i cili pak javë më parë solli këngën e re, të njëjtën do bëj edhe Miriam Cani por jo shumë shpejt.
Këngëtarja pritet që pas disa javëve të filloj ti krijoj idetë e para mbi këngët e më pastaj pas disa muajsh edhe të publikoj ndonjë projekt.
Ajo që dihet me siguri është që këtë vit Canin do e shohim më pak në prezente në medie nga viti i kaluar. /Prive