Në ditë të karantinës si masë për frenimin e COVID-19, këngëtarja Miriam Cani ka vendosur që me fansat të ndajë një fotografi, krahas mesazhit të dhënë.
Portreti familjar është zgjedhja e saj ku për herë të parë, familja Skënderaj shfaqet e plotë me të katër anëtarët e saj, mami Miriamin, babin Alban dhe Ameli e Duam.
‘Dashuria është çelësi i çdo porte. Të rrimë në shtëpi për njëri-tjetrin’ – deklaron këngëtarja e njohur në foton e bukur të ndarë me ndjekësit e shumtë në Instagram.
Të përmbushur e të lumtur duket se ‘Skënderajt’ nuk janë kapluar nga monotonia e të qëndruarit vetëm brenda. /Prive.al