Aktorja e serialit e po ashtu edhe filmit të famshem “Sex and the City”, Cynthia Nixon, ka folur për Klan Kosovën teksa po parakalonte në tepihun e kuq të festivalit të Filmit në Berlin të Gjermanisë.
Për Klan Kosova Cynthia Nixon ka thënë se e kishte pranuar rolin për shkak të historisë së Emily’t dhe për shkak se i kishte pëlqyer skenari i Terrence Davies.
Kësaj radhe, Nixon vjen në një rol krejt tjetër nga siç jemi mësuar ta shohim. Ajo luan në filmin e dedikuar jetës së poetes amerikane Emily Dickinson. /klankosova.tv/