Këngëtarja Adelina Berisha qysh në moshë të re u bë e njohur për publikun, deri sa ishte një ndër këngëtaret më të dashura për fëmijë.
Me t’u rritur ajo vazhdoi karrierën ne nivele tjera tashmë ku ka dhe adhuruesit e saj besnik .
Një miqësi e cila filloi në moshë të re për këngëtaren ishte ajo me Edita Sopjanin të cilat së bashku ishin ndër më të sukseshmet në atë kohë.
Dhe kjo miqësi vazhdon dhe sot. Me rastin e ditëlindjes së Editës, ishte Adelina ajo që e uroi miken e saj duke treguar dashurinë që ka për të me një postim ku shprehet: ‘Urime ditëlindja bukuroshja ime. Të dua’.
Deri sa për Adelinën muzika vazhdon të jetë profesion primar, mikesha e saj duket që e ka lënë vetëm për hobi apo ndonjëherë kur ndjen mall meqenëse nuk është shumë aktive në fushën e muzikës. /Prive.al/