Çfarë befasie po përgatitë Robert Berisha?!

By

Muzikanti Robert Berisha i cili është një ndër meshkujt më të përfolur të showbizit tonë si për lidhjen me Nora Istrefin njejtë dhe për pamjen e tij e cila gjithmonë has në lajme tek gazetarët e portaleve.

Dhe pse njihet që një kohë të gjatë në angazhimin e tij në muzikë, karrierën personale si këngëtar ka filluar kohëve të fundit .

Dy projektet e realizuara deri më tani janë ‘MIA’ dhe ‘Qysh pe lojna’ të cilat u pritën mirë nga adhuruesit e tij.

Por në këto ditë të ftohta që kanë mbërthyer vendin toën, duket se artisti ka vendosur t’i kthehet punës dhe ta shfrytëzoj kohën e ftohtë për realizimin e projektit të radhës.

Roberti i është kthyer studios dhe siç mëson Prive.al është në përgatitje të një cover, nga një këngëtar shumë i njohur ballkanas.

Kujtojmë se edhe kënga e parë ‘MIA’ e cila pati sukses, kishte një gërshetim mes kënges dhe instrumentalit ‘Made in Romania’ nga artisti Ionut Cercel. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm