Javë më parë, Blerta Veseli u kurorëzua si “Miss Universe Kosova” 2020. E tani kjo e fundit u prit në një takim me Vlora Dumoshin.
Gjatë ditës së sotme, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur në takim Blert Veselin, me ç’rast ajo tha se atje do të jetë zë për ngritjen e imazhit të Kosovës dhe femrës kosovare.
“Ministrja Vlora Dumoshi priti në takim Blerta Veseli, Miss Universe Kosova 2020. Veseli e informoi ministren Dumoshi se ajo do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2021, dhe se atje do të jetë zë për ngritjen e imazhit të Kosovës dhe femrës kosovare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Edhe Veseli shënoi këtë takim me një postim në llogarinë e saj në Instagram ku shkruan:
“Sot, pata kenaqesine ta takoj Ministren e Kultures Rinise dhe Sportit, zonjen Vlora Dumoshi. Pos pritjes shum te ngrohte dhe miqesore, mora mbeshtetjen e ministres dhe inkuraimin e saj per te garu edhe ne eventin boteror @missuniverse 2020! Falemnderit zonja ministre per pritjen dhe mbeshtetjen qe ne vazhdimsi ua jep te rinjeve. Do te punoj dhe do te mundohem qe ne @missuniverse te jem ze per ngritjen e imazhit te Kosoves”.
Kujtojmë që së fundmi, bukuroshja, ishte e ftuar në Prive për të na treguar ende më shumë për veten.
Ndiqni të plotë intervistën në videon e mëposhtme. /Prive.al