Sa duhet të paguani për të takuar idolin tuaj? Dua Lipa ‘më e shtrenjta’ në listën e të famshmëve

By

Bileta për të takuar Dua Lipën nuk janë aspak të lira – por ylli i popit sigurisht që ka shumë në paketën e saj të turneut VIP Future Nostalgia. Ajo kushton 1,842 funte (2,200 euro).

Fansat paguajnë për një ftesë në një “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit.

Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër glam dhe një foto në grup me vetë yllin 26-vjeçar.

Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtaren e Levitating, por vetëm nëse hyjnë – dhe fitojnë – në një konkurs paraprakisht.

Ndërkohë që Dua Lipa kryeson listën e publikuar nga The Sun, bileta të tilla për të takuar të famshëm të tjerë nga afër kanë këtë çmim:

  • Justin Bieber – 900 funte (1080 euro)
  • Arnold Schwarzenegger – 745 funte (890 euro)
  • Alicia Keys – 628 funte (750 euro)
  • Steps – 375 funte (450 euro)
  • Blu – 349 funte (420 euro)
  • Ronan Keating – 240 funte (290 euro)
  • Gary Neville – 150 funte (180 euro)
  • Gemma Collins – 115 funte (140 euro)
  • Paw Patrol – 68 funte (80 euro)

 

Artikuj të ngjashëm