Mimoza Shkodra anulon koncertin në Tiranë dhe shkak bëhet…

By

Emri i Mimoza Shkodrës, ishte ndër më të komentuarit në rubrikat e shoubizit këto ditë.

Shkak u bë ndarja e saj nga i fejuari Seldi Qalliu, i cili ishte i pari që e pranoi publikisht prishjen e fejesës me këngëtaren Shkodra.

Dyshja e prishën fejesën pak kohë më parë dhe fshinë çdo gjë që i lidhte bashkë, si fotot e tyre të përbashkëta në Instagram, gjithashtu edhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

E fokusuar në karrierë dhe në koncertet e saja, Shkodra është dashur të performonte në Tiranë në nëj mbrëmje, megjithatë e ka anuluar koncertin në qytetin ku pritej të bëhej nuse.

Dhe arsyet ajo i ka dhënë në profilin e saj në Instagram, ku sqaron se pse s’do këndojë për fansat tiranas.

“Te dashur fansa ne Tiranë, ne ket Event un nuk dot jem e pranishme, pasi qe organizatori i kti Clubi nuk i ka kry obligimet e kerkuara! Shihemi se shpejti ne Tiranë hera tjera”, ka shkruar Mimoza në deklaratën e saj sqaruese. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BoOhgKjHHzp/?taken-by=mimozashkodra

 

Artikuj të ngjashëm