Vetëm 24 orë nga lansimi, albumi i Ava Max renditet i pari në botë (FOTO)

By

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka lansuar dje albumin e parë në karrierën e saj.

“Heaven and Hell” përgjatë 24 orëve të publikimit ka arritur të debutojë në top listën e parë të albumeve në iTunes.

Ky sukses ka gëzuar artisten shqiptare me prejardhje nga Qeparoi i Shqipërisë dhe ka ndarë me fansat e saj dy fotografi në rrjetin e saj Instgram.

”Albumi numër 1 nivel global, ju djema jeni të egër! Faleminderit”, ka shkruar Ava.

Shqiptarja duke u renditur e para në këtë listë ka lënë mbrapa emra të njohur me famë botërore Alicia Keys, Marilyn Manson dhe Adele.

Albumi me 15 këngë ka të përmbledhur karrierën dy vjeçare të këngëtares, të përfshira edhe hitet “Sweet bus Psycho”, “Torn”, “So Am I”.

Artikuj të ngjashëm