Kaq e zënë si Beyonce, Disney u desh të photoshop-ojë figurën e saj në foton e grupit

By

Në rast se ju ka ikur, Beyonce gjeti pak kohë nga axhenda e saj për të luajtur Nala-n në “The Lion King” (Mbreti Luan).

Madje, u përkushtua në kolonën zanore të filmit, por duke qenë se është një prej njerëzve më të zënë në planet, dihet që për shumë gjëra nuk ka kohë. Si përshembull,të pozojë me kastin e aktorëve për fotografitë promocionale.

Kështu, Disney-it iu desh të gjejë një zgjidhje tjetër dhe e vendosi divën me photoshop mes gjithë të tjerëve.

“Ka shumë spekulime këtu që të gjithë të tjerët në këtë fotografi janë në të vërtetë aty, përveç Beyoncës,” shpjegoi Stephen Colbert. “Njerëzit po spekulojnë se figura e saj u vendos me photoshop. Dhe ju jeni pranë saj – mund të na thoni nëse ajo ishte atje?”

“Ajo nuk ishte aty,” u përgjigj Oliver, 42 vjeç, duke shtuar, “Por të tjerët ishin dhe pozuan me të vërtetë aty”.

“Më kujtohet Chiwetel [Ejiofor, që zëron Scar] – ne po bëheshim gati për fotografi dhe Chiwetel ishte ulur para meje dhe tha:

” Kujdes ku vendosni këmbën “, kujton Oliver. “Shikova poshtë në dysheme dhe pashë një letër ku shkruante Beyonce.”

THE LION KING – (Left to Right) Billy Eichner (Timon), Shahadi Wright Joseph (Young Nala), JD McCrary (Young SImba), Seth Rogen (Pumbaa), Florence Kasumba (Shenzi), Donald Glover (Simba), Beyoncé Knowles-Carter (Nala), Alfre Woodard (Sarabi), Chiwetel Ejiofor (Scar), John Oliver (Zazu), Keegan-Michael Key (Kamari) and Eric André (Azizi). Photo by Kwaku Alston. © 2019 Beyoncé/Kwaku Alston.

Artikuj të ngjashëm