Opinionisti i BBVK 3, Milaim Zeka ka dhënë një intervistë ekskluzive pasi u zyrtarizua në rolin e ri.
Ai në Kosova Today zbuloi pse e ka pranuar ofertën e produksionit teksa me natyrën e tij sportive shkaktoi super atmosferë në studio.
Pashmangshëm, nuk kishte si të mungonte një pyetje për seksin nga gazetari Miftar Zejnullahu.
‘Nëse nuk do ketë seks këtë vit, do hyj unë një javë dhe atëherë mund t’iu garantoj’, u shpreh ai me humor.
‘Nëse nuk ka, Olsa do më heqë nga opionionisti dhe më fut brenda’, përmbylli gazetari Zeka duke shkaktuar të qeshura në studio.
Sezoni i tretë i BBVK nisë me datë 18 tetor ekskluzivisht në Klan Kosova dhe ArtMotion. /Prive.al