Pakujdesia e dy mjekëve shkaktoi vdekjen e bashkëshortes së portierit Alban Hoxha

By

Vdekja e Dorjana Hakës, bashkëshortes së portierit të kombëtares Alban Hoxha , në dhjetor të vitit të shkuar gjatë lindjes së foshnjes, ka dy mjekë përgjegjës, që pritet të gjykohen me akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.

Elona Hoxha anestezite dhe Petrit Burba mjek obseter – gjenekolog, janë marrë zyrtarisht të pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e mjekimit të pakujdesshem, qe ka sjellë për pasojë vdekjen gjatë lindjes në maternitetin”Koco Gozheni” të së ndjerës Dorjana Haka .

Një muaj pas ngjarjes së rendë Prokuroria e Tiranës, nisi hetimet në lidhje me trajtimin mjeksor të pacientes pak minuta pas lindjes.

Në fillim vdekja e saj u raportua si natyrale, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Familja e vajzës denoncoi në prokurori faktin se shkaku kishte lidhje me veprimet dhe neglizhencën e mjekëve gjatë lindjes, raporton Ora News.

Tashmë dosja për dy mjekët e materniteteit është dërguar në gjykatë në pritje të nisjes së procesit gjyqësor./Lapsi

Artikuj të ngjashëm