Kishte mbi një muaj e zhdukur.
Aktorja me origjinë shqiptare, Adea Shabani u zhduk pa gjurmë nga muaji shkurt dhe siç dyshohej, fatkeqësisht fundi i saj ka qenë tragjik.
Katër ditë pasi i dashuri i aktores nga Maqedonia bëri vetëvrasje, sipas të gjitha gjasave është gjetur trupi i Shabanit në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara.
Personeli policor nga mëngjesi janë në vend të ngjarjes në Spenceville Nature Preserve me antropologët mjeko-ligjorë për të rimarrë eshtrat e një trupi femëror që besohet të jetë i aktores Adea Shabani.
Dhe për humbjen e saj, është shprehur shumë e pikëlluar këngëtarja nga Shkupi, bashkëvendasja e Shabanit, Adelina Tahiri.
“Gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Tahiri, në një postim që ka bërë në Instagram, ku e kujton miken e saj, tashmë të ndjerë. /Prive.al