Mikja e Elvanës thumbime për organizimin e festivalit?

By

Këngëtarja Arilena Ara triumfoi mbrëmë në Festivalin e Këngës në një garë të ngushtë ku prej fillimit, Elvana Gjata ishte trumbetuar si fituese.

Mirëpo, kushdo që ndoqi mbrëmë ceremoninë vëreu një detaj – ovacionet frenetike të publikut drejtuar Arilenës të cilën e kthyen tre herë në skenë.

Emri i Arilenës u brohorit edhe në fund të performancës së Elvanës dhe ky detaj nuk i ka shpëtuar mikeshës së Gjatës, Julka Gramos e cila njëherësh është bashkëshortja e menaxherit të Elvanës, Andy Gramm.

Ajo në InstaStory ka lënë të kuptohet se ishte e organizuar turma në festival duke deklaruar:

‘Ah sa rastësi e bukur. Të gjithë fansat e njërës prej artisteve në një cep dhe çuditërisht me karrige të shtuara. Fat. Vetëm se në Eurovizion biletat kushtojnë shumë shtrenjtë dhe nuk shtohen dot karrige’

Image

Ky fakt u përmend gjatë prezantimit edhe nga vetë Alketa e cila deklaroi se janë shtuar 400 ulëse dhe për herë të parë, Pallati i Kongreseve është i tejmbushur në organizime të tilla.

Postimi është fshirë më pas nga Julka duke u pasuar me një shkrim për atë që Elvana përçoi në skenë me këngën ‘Me tana’.

Sakaq, vetë këngëtarja nuk është deklaruar pasi u rendit e dyta dhe mungoi në intervistat pas mbarimit të festivalit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm