Mijëra fansa të XXXTentacion kanë pritur në radhë për orë të tëra për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit të vrarë, në një ceremoni mortore të mbajtur në Floridë.
Ylli 20 vjeçar, i cili u vra javën që shkoi, ishte i shtrirë në një arkivol të hapur i rrethuar nga trëndafila të zi, në stadiumin në Floridë.
Këngët dhe videoklipet e tij u shfaqën përderisa fansat hynin në stadium.
XXXTentacion, emri i vërtet i të cilit ishte Jahseh Onfroy, besohet se ishte viktimë e një vjedhje me armë, transmeton Klan Kosova.