Periudha përpara verës për shumicën e artistëve është koha më e preferuar për sjelljen e projekteve të reja muzikore të cilat më pas do t’i garantojnë koncerte/dasma përgjatë sezonit profitabil.
Njejtë duket të jetë edhe për këngëtaren Mihrije Braha.
Kjo e fundit, krahas angazhimeve me emisionin e saj dhe bizneset, shumë shpejt do të sjellë një këngë të re.
E veçanta e projektit është se do të bëhet sërish bashkë me motrën e saj, Lorën.
Paralajmërimin e ka bërë Mihrija përmes një postimi në rrjete sociale ku ndan një insert shumë të shkurtër nga kënga e klipi. /Prive.al