Këngëtarja e njohur shqiptare ka pranuar një letër nga ish-Zonja e Parë Michelle Obama.
Bebe Rexha javë më parë performoi në eventin e organizuar nga Obama “College Singing Day 2019” që është një pjesë e një fushate të cilën ish-Zonja e Parë e filloi në vitin 2014, në përpjekje për të inkurajuar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.
Pas kësaj, Michelle Obama i shkroi letër këngëtares dhe këtë e bëri të ditur vet ajo pasi e publikoi letrën në Instastory.
Në letër, Obama e falënderon Rexhën për përkrahjen që i dha këtij eventi si dhe i dëshiron gjithë të mirat bashkë me burrin e saj Barack Obama.